A mund t’ia shohë Portugalia “sherrin” Frankfurtit? NULL NULL 01.07.2024 11:48 01.07.2024 11:48 Portugalia luan sot kundër Sllovenisë në kuadër të 1/8 së finales së EURO 2024-shit. Ndeshja zhvillohet në qytetin e Frankfurtit që deri tash ka rezultuar “baksuz” për favoritët në këtë kampionat. Në këtë stadium, Belgjika u mposht nga Sllovakia, Anglia nuk arriti më shumë se një barazim me Danimarkën, ndërkaq Gjermania mezi gjeti barazimin ndaj Zvicrës në fund të takimit.