A mund të shkarkohet Donald Trump? - flet politologu Besnik Pula

A mund të shkarkohet Donald Trump? – flet politologu Besnik Pula

NULL NULL
1 javë më parë

Politologu Besnik Pula, ka shpjeguar në detaje procedurën e tentim-shkarkimit të Donald Trump pak ditë para përfundimit të mandatit të tij presidencial, të cilin timon do ta merrte Joe Biden.

Pula deklaroi në Info Magazine, se Kongresi Amerikan nuk ka të drejtë të shkarkojë një president për shkaqe politike, por është Kushtetuta Amerikane që e lejon një gjykim për ta larguar një president nëse ai ka kryer vepra të cilat cilësohen si ‘’krime të larta’’, njofton Klan Kosova.

”Duhet shpjeguar kontekstin kushtetues të SHBA-së nëpër të cilën ndodhë ky proces, që është i ndryshëm nga sistemet tjera parlamentare”.

”Në këtë rast, kongresi nuk ka të drejtë ta shkarkojë një president për shkaqe politike, por Kushtetuta Amerikane lejon që Kongresi ta gjykojë e më pas edhe ta largojë një president, nëse konstatohet që ai ka bërë atë që Kushtetuta e quan ‘’Krime të Larta’’”.

”Pra më shumë se një proces shkarkimi, ky është një proces gjykimi dhe hapi i parë fillon në Dhomën e Përfaqësuesve, i quajtur ‘mpeachment, aty vendoset që presidenti akuzohet për një krim, më pas kalohet në senat ku ndodhë gjykimi – dhe nuk ka gjasa që ky të ndodhë para përfundimit të mandatit të Donald Trump. Nëse ndodh, kjo do të ndodhë pas marrjes së pushtetit të Joe Biden”.

”Por do të jetë prapë një formë gjykimi ndaj Donald Trump ku do të ketë pasoja për të në kuptimin ku mund t’i hiqen privilegjet psh të ish-presidentit, mund t’i ndalohet kandidimi i ardhshëm dhe mund të ketë pasoja të tjera juridike. Pra, kjo është domethënia kryesore e këtij procesi”.

Si e pritën amerikanët një ballafaqim të tillë ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara?

”Ngjarjet në Kongresin Amerikan të javës së kaluar, janë të paprecedent. Si ngjarje e tillë është shumë tronditëse për shumë amerikanë dhe duke e kuptuar se ke të bësh me një person që është i gatshëm të manipulojë dhe të nxisësh turma kundër përfaqësuesve të lartë të shtetit, është e paparë në historinë amerikane – prandaj jo pa arsye Donald Trump po konsiderohet si një person i rrezikshëm për rendin kushtetues dhe historinë e SHBA-ve”.

Megjithatë ai vlerëson se pas situatës së krijuar, edhe republikanët tashmë e kanë kuptuar se sjelljet nxitëse sjellin pasoja dhe janë të papranueshme, njofton Klan Kosova.

”Nuk është e para ngjarje, por në historinë e re nuk ka këso raste”.

”Natyrisht për ata që i takojnë gjeneratave të sotme, nuk kanë parë episode të tilla dhe është një moment tronditës që e ka qarë atë përçarje politike mes demokratëve dhe republikanëve sepse tashmë një numër i madh republikanësh tashmë e kanë kuptuar se një gjuhë dhe sjellje e tij nxitëse është e papranueshme dhe ka pasoja”.