A kanë lider/ë shqiptarët e Maqedonisë? (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A kanë lider/ë shqiptarët e Maqedonisë? (VIDEO)

NULL NULL
18/05/2015

Shumë shqiptarë u panë në protestën e thirrur nga kreu i opozitës maqedonase Zoran Zaev.

Por pjesëmarrjen e shqiptarëve në to pa një lider shqiptar nuk po e sheh si shenjë të mirë një gazetar shqiptarë nga Maqedonia.

Të paktën Naser Selmani po e konsideron të nevojshme pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të shqiptarëve krah Zoran Zaev-it, transmeton Klan Kosova.

Se shqiptarët nuk e kanë një udhëheqës kundër kryeministrit Nikola Gruevski e thotë edhe Profesor Milazim Krasniqi, njohës i rrethanave në Maqedoni.

Ndryshe nga Krasniqi e Selmani mendon kryeredaktori i ALSAT-M, Muhamet Zeqiri.

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni e kanë një lider që i përfaqëson ata më së miri, e ai është Ali Ahmeti.

Storie e gazetares Arbresha Fazliu.

klankosova.tv