A ka vaksina të skaduara në Shqipëri? - Flet Manastirliu

A ka vaksina të skaduara në Shqipëri? – Flet Manastirliu

NULL NULL
1 month më parë

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, nga Shkodra ka deklaruar se të gjitha vaksinat që qarkullojnë në vend janë të certifikuara dhe nuk janë të skaduara.

Në një deklaratë për mediat, ministrja u shpreh se vaksinat janë të kontrolluara nga strukturat ndërkombëtare dhe askush të mos ketë frikë për sigurinë e tyre.

“Të gjitha vaksinat në Shqipëri, janë të njohura nga strukturat ndërkombëtare që merren me barnat. Të gjitha vaksinat janë të kontrolluara, të verifikuara dhe për afatet e përdorimit të tyre, pasi është një përgjegjësi e ISHP për të kontrolluar vaksinat kudo në Shqipëri. Ndaj i garantoj qytetarët se janë të gjitha vaksinat të certifikuara. Ne kemi bërë zgjedhjet më të mira dhe kemi vepruar shpejt”, u shpreh ajo.

Më tej ministrja u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të vaksinohen dhe të dëgjojnë zërin e shkencës, shkruan tvklan.