Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A jeni gati për “El Clasico”? Këtë emocion ua sjell vetëm ArtMotion

NULL NULL
26.10.2024 12:54
El Clasico. Foto ilustruese

Platforma më e madhe kabllore në vend, ArtMotion, edhe sot do të vazhdojë të transmetojë ndeshjet e ligave më të forta në futboll e basketboll.

Derisa në orët e mëngjesit janë transmetuar ndeshjet e ligës më të fortë të basketbollit në botë, atë të NBA, dhe garat në MotoGP në Tajlandë, nga mesdita e tutje do të jeni nën shoqërinë e futbollit e basketbollit vendor e ndërkombëtar.

Nga ora 13:00, në kuadër të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll do të ndeshen Dukagjini me Ballkanin, ndeshje kjo që transmetohet në kanalin sportiv të platformës ArtMotion, Sport1. Gjithashtu, po në këtë orë do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e Superligës mes Gjilanit dhe Llapit. Kjo ndeshje do të transmetohet në Sport2.

Në Serie A, nga ora 15:00 do të ballafaqohen Napoli dhe Lecce, ndeshje që do të transmetohet në Sport3. Në kuadër të ligës italiane, nga ora 18:00, AC Milan do t’i shkojë mysafir Bolognas. Kjo përballje do të transmetohet në Sport2ArtMotion. Ndërkaq, Atalanta dhe Verona do t’i matin forcat nga ora 20:45, ndeshje e cila do të transmetohet në kanalin sportiv Sport1.

Tutje, duele interesante do të ketë edhe në Ligue 1 të Francës. Këtë të shtunë spikat përballja mes ekipit të Edon Zhegrovës, Lille dhe Lensit, e cila do të luhet nga ora 21:00 në kanalin sportiv të ArtMotion, Sport1.

E kulmi do të jetë në Spanjë, atje ku Klasikja më e ndjekur e futbollit do të nisë nga ora 21:00. Real Madridi do ta presë Barcelonën, dhe ndeshja do të transmetohet në kanalet sportive të Kujtesa-s në platformën ArtMotion.

Edhe në Superligën e Kosovës në Basketboll na presin përballje interesante. Bora dhe Trepça do të “luftojnë” nga ora 17:00, ndeshje e cila do të transmetohet në Sport1. Ndërsa nga ora 19:00, Peja dhe Bashkimi do të maten se “kush o ma i forti”. Kjo përballje do të transmetohet në kanalet sportive të Kujtesa-s në platformën ArtMotion.

Këto dhe shumë më shumë ngjarje sportive mund t’i shijoni vetëm në platformën më të madhe në vend, ArtMotion. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme