A janë gati komunat që t’i hapin shkollat? (VIDEO) NULL NULL 12.08.2020 00:19 12.08.2020 00:19 Drejtor i arsimit në komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, ka deklaruar se sot janë takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Ramë Likaj, me të cilin kanë diskutuar rreth asaj se çfarë do të ndodhë me fillimin e vitit të ri shkollor. Ai për Klan Kosova u shpreh se nga ministri janë njoftuar për tre skenarët e mundshëm, për të cilat Llabjani tha se presin që t’i zbatojnë. “Si komunë jemi prekur shumë nga COVID-19 dhe duhet të jemi të kujdesshëm nga kjo. Duhet të bëjmë një hap ku nuk do të dëmtohet shëndeti i fëmijëve dhe as mësimdhënësve. “Me siguri se gjatë këtyre ditëve do të jemi në bashkëveprim të ngushtë me ministrinë e arsimit që mësimin ta fillojmë ashtu si është më së miri”. “Unë personalisht jam për t’u hapur shkollat sepse arritja e planprogrameve mësimore nuk mund të arrihet pa kthimin e nxënësve në bankat shkollore, por duhet pasur kujdes dhe parasysh rrethanat”, u shpreh Llabjani. Klikoni në videon e mëposhtme për ta parë intervistën e plotë të realizuar nga gazetarja Merita Neziri. A janë gati komunat që t’i hapin shkollat? – 12.08.2020 – Klan Kosova A janë gati komunat që t’i hapin shkollat? – 12.08.2020 – Klan Kosova Publiée par Klan Kosova sur Mardi 11 août 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 57 minuta më parë