Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A i sheh zgjedhjet si referendum për Asociacionin ? – përgjigjet Kurti (VIDEO)

NULL NULL
01.02.2023 12:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media u pyet se a i sheh zgjedhjet si referendum për Asociacionin.

I pari i vendit u përgjigj se gjatë vitit 2022 ka pasur zgjedhje brenda Vetëvendosjes e një vit më parë edhe zgjedhje parlamentare e lokale, andaj, sipas tij, Serbia s’mund të vendosë për Kosovën.

“Zgjedhje në vitin 2022 ka pasur në Lëvizjen Vetëvendosje. Në vitin 2021 ka pasur zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje lokale, s’mund të vendosë Serbia për Kosovën, së shpejti kremtojmë 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe ne jemi krenarë me të arriturat në 2 vitet e fundit. Ju e patë dje kur Transparence International tregoi që dy vitet e fundit për 20 vende jemi më lart sa i përket luftimit të korrupsionit dhe imazhit të vendi”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie, njofton Klankosova.tv.

Kurti tha se një asociacion një etnik nuk është i mundur në një Kosovë shumetnike, pasi, sipas tij, kur e shpalli pavarësinë Kosova nuk u cilësua si një vend shqiptar.

“Një asociacion një etnik nuk është i mundshëm në një Kosovë multietnike. Kur e kemi shpallur pavarësinë para 15 vjetësh thoshin se ndonëse Kosova me mbi 90 për qind shqiptarë s’bën të cilësohet shqiptar”, u shpreh kryeministri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.