A është sulmi i Real Madridit më i shpejti në botë? NULL NULL 02.08.2024 19:17 02.08.2024 19:17 Real Madrid, Mbappe, Vinicius Jr, Rodrygo Nënshkrimi me francezin Kylian Mbappe e ka shtuar shpejtësinë një pjesen ofanzive, pasi një tandem me dy brazilianët, Vinicius Jr dhe Rodrigo, e bën kampionin e Evropës më të dalluar nga thuajse të gjitha skuadrat në kontinent. Shpejtësia maksimale e francezit llogaritet të jetë 37 kilometër në orë dhe në vrapim prej 100 metrash ai mund ta arrijë cakun për 10.9 sekonda. Ndërkaq e Vinicius Jr 34.7 dhe e Rodrygos 31.7 km/h, njofton klankosova.tv. Nuk është krejt kjo për “Mbretërit” sa i përket kësaj këtij elementi shumë të rëndësishëm në futboll. “Los Blancos” shpejtësi të madhe kanë edhe në mesfushë dhe në mbrojtje. Frederico Valverde e kap maksimalen e tij në 36.3 km/h, kurse qendërmbrojtësi Antonio Rudiger 36.7 km/h, njëherit një ndër top 10 futbollistët më të shpejtë në botë, transmeton klankosova.tv. Kampioni i Spanjës dhe i Evropës, e nis kampionatin e ri të “La Ligas” në udhëtim te skuadra e Vedat Muriqit, RCD Mallorca. Kjo ndeshje zhvillohet të dielen e 18 gushtit me fillim në ora 21:30. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll City e pret Interin në “Etihadin” që s’njeh për humbje në Champions që nga 2018-ta 18/09/2024