Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A është Serbia shteti i vetëm në Ballkan që u armatos fshehurazi? (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2025 13:29
Disa prej armëve të konfiskuara në veri të Kosovës. / Fotografia, REL - ARKIVA

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia është armatosur fshehurazi.

Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today”, eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa foli rreth mundësive nëse ndonjë shtet tjetër i Ballkanit ka vepruar njëjtë, transmeton Klankosova.tv.

Softa tha se as Shqipëria, dhe asnjë vend që ka politika evropiane, nuk mund të blejë armatim fshehurazi, transmeton Klankosova.tv.

“Shqipëria nuk mund të blejë armatime fshehurazi, sepse politikat e Shqipërisë janë politika në kuadër të NATO-s. Pra është një politikë për një mbrojtje kolektive dhe strategjitë që NATO ka i ka ndarë duke i shpërndarë këto lloj politikash ndërmjet anëtarëve të saj”, u shpreh ai.

“Por armatimi që duhet të ketë Shqipëria nuk duhet të jetë mbi bazën e strategjisë që ka Shqipëria, por në bazë të strategjisë që ka aleanca. Dhe nëse Serbia ka armatim fshehurazi, politikat e Serbisë kanë qenë të tilla përherë. Dhe fshehurazi nuk e bëri përballë Kosovës dhe Shqipërisë, por e bëri përballë NATO-s, sepse fshehurazi ka marr armatim kinez dhe rus, sepse tjerat armatime janë mjaft publike. Pra në vendet ku ka politika evropiane, shitje-blerje armatimesh janë të hapura. Serbia është një vend tregtar kontrabandë”, u shpreh Softa.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.