A është kusht Asociacioni për pranimin e Kosovës në KiE? Flet Musliu-Shoshi (VIDEO) NULL NULL 16.04.2024 18:48 16.04.2024 18:48 Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se formimi i Asociacionit i Komunave me Shumicë Serbe, nuk mund të jetë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Musliu-Shoshi, mes tjerash thekson se në diplomaci mund të ketë edhe befasi. “Në diplomaci mund të ndodhin edhe befasi, në këtë hap ku jemi, nuk ka mundësi që të jetë kusht. Te Komiteti i Ministrave, nuk jam e sigurt në qarqet diplomatike që i kanë shfrytëzuar autoritet tona pra ministria për Punë të Jashtme, kryeministri, po ashtu edhe presidentja. Ka mundësi që të ndodhin befasi të tilla, krejt varet se sa kanë bashkëpunuar me aleatët tanë”, u shpreh Musliu-Shoshi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 1 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 1 orë më parë