A është koha e lamtumirës për Munishin? Dukagjini i tij sërish mposhtet NULL NULL 04.10.2024 16:55 04.10.2024 16:55 Ferizaji e ka mundur Dukagjinin me rezultat 2-1. Kjo është humbja e katërt radhazi për skuadrën e Ismet Munishit dhe e gjashta në tetë ndeshjet kampionale të këtij edicioni, njofton Klankosova.tv. Pavarësisht se vet tekniku kishte deklaruar javë më parë se skuadra e tij do të garojë në Evropë edicionin e ardhshëm, tani gjendet në pozitën e parafundit të renditjes tabelare. Vetëm Feronikeli’74 i ka punët më keq se klinasit. Nga ana tjetër, golat e realizuar në pjesën e parë nga Abdeen Abdul (21) dhe Edon Sadriu (45+2), mjaftuan që “Ujqit” ta marrin fitoren e dytë këtë sezon, pasi shënimi i vonshëm (83) nga Altin Merlaku, nuk e ndryshoi fituesin. Pas këtij triumfi, Ferizaj ngjitet në pozitën e tetë, duke lënë prapa pikërisht ekipin e “babës”, raporton Klankosova.tv. A mjaftojnë gjashtë humbje që klubi nga Klina ta shkarkojë trajnerin apo kryesia do t’i besojë ende Ismet Munishit, mbetet të shihet ditëve vijuese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll "Nder dhe krenari", tre futbollistët e rinj të Kosovës: Na u plotësua ëndrra (VIDEO) 5 orë më parë
Futboll Tifozët "Kuq e Zi" lihen pa bileta, reagojnë ashpër: Pa bileta për herë të parë pas 21 vitesh (VIDEO) 9 orë më parë