A është edhe Kurti në listën e të hetuarve të Komisionit të Energjisë 2006-2022? (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A është edhe Kurti në listën e të hetuarve të Komisionit të Energjisë 2006-2022? (VIDEO)

NULL NULL
28/06/2022

Në listën e të hetuarve të Komisionit Hetimor për Energji nuk është emri i Albin Kurtit.

Këtë për emisionin ‘Edicioni Special në Klan Kosova’ e konfirmoi Halil Thaçi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, kolegët e partisë së të cilit duan që Hashim Thaçi e Kadri Veseli të intervistohen për këtë çështje.

“Jemi pajtuar fillimisht që në listë të jenë të gjithë personat bartës të institucioneve prej vitit 2006 deri më 2022. Në listën prej 140 emrash, Kurti nuk është aty sepse ai nuk ka marrë pjesë as në shthurjen e KEK-ut, as në shitjen e distribucionit të KEDS-it. Pra nuk është në atë pjesë ku ne dyshojmë që janë bërë keqpërdorime”.

“Çdo anëtar i komisionit mund të propozojë listën e personave që mendon se mund të na japin kontribut gjatë intervistimit. Ne do t’i ftojmë ata që dyshojmë ne, ndërsa opozita, nëse dyshon diku, mund ta vendosë edhe listën e vet”.

Deputeti Thaçi po ashtu konfirmoi që në listën e tyre nuk është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, sepse siç tha, ai s’ka qenë bartës i ndonjë institucioni që ka të bëjë me energjinë.