A e la çmimi i lartë i naftës kryeqytetin pa makina? NULL NULL 29/06/2022 29/06/2022 Rruga “Eqrem Çabej” në kryeqytet është parë të jetë e zbrazur nga makinat si rrallë herë në një ditë pune. Në fotografi të dërguara nga lexues të Klankosova.tv shihet se rruga që vjen nga lagjja “Dardania” është e zbrazur nga makinat, ndërsa ajo që vjen nga lagjja “Aktash” ka pak vetura. Në zbrazjen e rrugëve të kryeqytet arsye mund të jetë edhe çmimi i lartë i naftës në vend, ku një litër naftë kushton 1.86 euro deri nesër në ora 10:00, derisa ministria e Financave ta bëjë publik çmimin e ri tavan.
Kosova Lutfi Haziri: Albin Kurti nuk u konsultua me opozitën para se të niset për Bruksel 8 minuta më parë