A e keni zakon t’i anashkaloni vaktet? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur e bëni këtë NULL NULL 21.05.2023 08:49 21.05.2023 08:49 Shumë njerëz që përpiqen të humbin kilogramët e padëshiruar e dinë se si të anashkalojnë vaktet me vetëdije. Edhe pse kjo nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme nëse ndodh herë pas here, nëse e kemi zakon të anashkalojmë vaktet më shpesh, pasojat nuk janë aspak të padëmshme. Të paktën kështu pohon Anastasios Mikroulis, themelues dhe drejtor i klinikës Ideal Health Centre në Nju Jork, i cili zbuloi për portalin Best Life se çfarë ndodh në trupin tonë nëse i anashkalojmë rregullisht vaktet, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv. “Të anashkalosh vaktet e rregullta, veçanërisht në kombinim me kufizimin e kalorive, mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në mirëqenien tuaj fizike dhe mendore. Domethënë, kur ju anashkaloni vaktet, trupi juaj privohet nga makro dhe mikronutrientët thelbësorë të nevojshëm për funksionimin e duhur. Kjo mund të çojë në simptoma të ndryshme, fizike dhe psikologjike”, paralajmëron Mikroulis, transmeton Klankosova.tv. Kjo, thotë ai, nënkupton ndryshimet e mëposhtme: Ndjenja e lodhjes kronike Humor të keq Rritje e oreksit Ngrënia e tepërt Ruajtja e vështirë e peshës së dëshiruar të trupit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.