A e dini sasinë e duhur të përdorimit të produkteve për flokë NULL NULL 13/11/2015 13/11/2015 A keni menduar ndonjëherë arsyen se pse produktet e juaja për flokë nuk funksionojnë, dhe se problemi është në sasinë e duhur të përdorimit? A keni menduar se sa shumë produkt duhet të përdorni dhe si ta përdorni atë? Ka shumë produkte për flokë në treg, dhe të dini sasinë e duhur të përdorimit mund të ju ndihmojë të arrini rezultatet e dëshiruara. Shkumë për flokët Një nga produktet më të vështira të përdoret si duhet është shkuma. Aplikimi i tepërt mund të lë flokun të duket i lagur dhe i yndyrshëm, aplikim i pamjaftueshëm nuk do sjellë efektin e dëshiruar. Është me rëndësi që të shpërndani produktin në mënyrë të barabartë, nga rrënjët drejt skajeve. Serumet Serumet janë të shkëlqyera për të bërë flokët të duken shkëlqyese dhe të shëndetshme, mirëpo teprimi i tyre mund ti bëjë ato të yndyrshme. Sasinë që ju e aplikoni mvaret nga lloji i flokut tuaj. Shampon i thatë Nëse përdorni shampon të thatë për të shtuar vëllim tek flokët, atëherë vetëm rrotulloni flokët dhe aplikojeni atë në fijet e flokëve. Nëse e përdorni për të larguar yndyrën prej flokëve, fokusohuni në rrënjë. Sprej me kripë Aplikoni sprejin me kripë në flokët e lagura duke i mbledhur lëmsh derisa të thahen. Sprej për flokë Nëse nuk dëshironi të arrini efektin e ngurtësimit të flokëve, atëherë shpërndajeni barabar në të gjitha pjesët. Spërkatni nga largësia prej 30 cm dhe përdorni lëvizje gjysmëharkore. Mos e mbani sprejin direkt dhe gjatë në një pjesë të flokëve pasiqë do i ngurtësojë. Dyllë Dylli apo pomada janë më të mira për flokë të shkurta dhe me dredha. Kur e aplikoni në flokë të shkurta, fërkoni produktin me duar për disa sekonda para aplikimit. Kur e aplikoni në flokë me dredha, fërkojeni produktin derisa të jetë i ngrohtë dhe të shpërndahet në flokët e juaja./femra.net/
Lajme I dyshuari për sulmimin e Rushdie i lexoi vetëm dy faqe të "Vargjeve satanike" 1 minutë më parë