Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A e dini numrin e ndihmës së shpejtë?

NULL NULL
13.08.2017 10:02

Shumica e qytetarëve të Kosovës nuk e dinë numrin e telefonit të Ndihmës së Shpejtë, në rast se kanë nevojë ta lajmërojnë për ndonjë rast.

Ky është rezultati i një sondazhi, sipas së cilit vetëm më pak se një e treta e qytetarëve të intervistuar e dinë numrin 194, që është numri i Ndihmës së Shpejtë.

Në pyetjen nëse e dinë se cili është numri i Ndihmës së Shpejtë, nga 253 qytetarë, saktë janë përgjigjur vetëm 78 persona (30 për qind e të intervistuarve). 105 persona (42 për qind) kanë thënë se numri i Ndihmës së Shpejtë është 192, 69 persona (27 për qind) e kanë përmendur numrin 122, ndërkaq një person ka thënë se numri i Ndihmës është 129.

Sondazh është realizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.