A duhet vitamina D të futet në miellin për gatim? NULL NULL 21.08.2019 19:00 21.08.2019 19:00 Vendosja e vitaminës D në miellin që blejmë për të gatuar mund të ndihmojë në ndalimin e lodhjes, dhimbjeve të muskujve dhe madje edhe dështimin e zemrës, sipas një studimi të ri. Vitamina D është e rëndësishme për rritjen dhe forcimin e kockave tona. Studiuesit thonë se shtimi i saj në miell gruri mund të ndalojë dhjetë milionë raste të mungesës në Angli dhe Uells gjatë 90 vjetve të ardhshme. Një në pesë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar kanë mungesë të vitaminës D, sipas akademikëve në Universitetin e Birmingham. Gjërat si kremi i diellit, ndotja e ajrit dhe mbulimi i trupit me veshje shpesh ndalojnë lëkurën e njerëzve të marrin natyrshëm vitaminën nga dielli. NHS thotë se të gjithë duhet të konsiderojnë marrjen e shtesave gjatë vjeshtës dhe dimrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024