14:30, 10 Shtator 2019

Dakota Johnson u pyet nëse asaj i janë ofruar vazhdimisht role seksi, pas rolit të saj si Anastasia Steele në filmat Fifty Shades of Grey, transmeton Klan Kosova.

“Jo, në të vërtetë jo. Nuk ka shumë si ata filma”, tha Dakota për The Wrap.

Sidoqoftë, ajo nuk tha që s’do të pranonte të merrte një rol të ngjashëm me Anastasia Steele.

“Po nëse ka një projekt ose një film që është i ngjashëm. Dua të bëj gjithçka dhe dua të mësoj. Shpresoj që ta vazhdoj këtë punë sepse jam me të vërtetë me fat”, shtoi aktorja.

Konkurs Pune

Lexo më shumë