A do të ndahet sërish një Super Ballon D’Or? NULL NULL 11.06.2025 19:42 11.06.2025 19:42 Në vitin 1989, revista franceze France Football ndau një trofe unik në historinë e futbollit – Super Ballon d’Or. Ky çmim i jashtëzakonshëm, më i rrallë se Ballon d’Or, iu dha vetëm një lojtari: Alfredo Di Stefanos, legjendës së Real Madridit, për të nderuar karrierën e tij brilante dhe ndikimin historik në sport. Super Ballon d’Or nuk është ndarë kurrë më që nga ajo kohë, duke e bërë Di Stefanon të vetmin që e ka marrë ndonjëherë. Ndërkaq së fundmi provokoi vetë faqja “e çmimit” në X. Ata shtruan pyetjen se kush do ta fitonte Super Topin e Artë nëse ai do të ndahej sot? *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.