"A do të na pushtosh?", "Si mund ta okupojmë territorin tonë?", përplasen Kurti e Bërnabiq në Tiranë

“A do të na pushtosh?”, “Si mund ta okupojmë territorin tonë?”, përplasen Kurti e Bërnabiq në Tiranë

NULL NULL
2 weeks më parë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku merr pjesë edhe edhe homologja e tij serbe, Ana Bërnabiq, kërkoi sot që marrëveshja CEFTA të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet.

Kështu raporton Tanjug, duke iu referuar burimeve.

Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se Bërnabiq t`i ketë thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë, sepse sipas saj “Kosova është pjesë e Serbisë”, transmeton Klankosova.tv.

Bërnabiq ka deklaruar mes tjerash se Kosova nuk njeh pesë anëtare të BE-së, se nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe se në atë kuptim sigurisht që nuk mund të ketë një status tjetër nga ai ekzistues.

Kurti iu përgjigj kësaj me pyetjen: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”, dhe më pas Bërnabiq i është  u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”.