Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A do të jetë Vin Diesel regjisori i “Furios 8”?

NULL NULL
06.10.2015 17:40

Aktori i njohur Vin Diesel ka treguar për të gjithë fansat e tij se filmi “Furios 8” nuk ka regjisor.

Ai gjithashtu është shprehur se ai do të ishte zgjedhja e duhur për  këtë pozitë.

Ose bëhu regjisori i “Furious 8″ ose lëre fare” është shprehur aktori se i ka thënë nëna e tij, transmeton Klan Kosova.

Diesel ka thënë se kjo shprehje ishte një dashuri dhe besim prej nëne, pavarësisht se ajo ka parë gjithçka që ai ka bërë në mënyrë që filmi të ishte i suksesshëm.

Por duket se krejt kjo do të mbetet vetëm dëshirë dhe aspiratë e aktorit.

Gjasat që Diesel të bëhet regjisor janë të pakta sipas disa burimeve pranë aktorit ndërsa studioja e prodhimit është mërzitur për shkak të postimit që aktori ka bërë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.