A do ta zbulojë Dalai Lama trashëgimtarin e tij kur të mbushë 90 vjeç? NULL NULL 01.07.2025 21:10 01.07.2025 21:10 Qindra ndjekës të Dalai Lamës janë mbledhur në Indinë veriore për 90-vjetorin e lindjes së udhëheqësit shpirtëror tibetian, mes pritjeve në rritje se ai mund të japë një të dhënë për pasardhësin e tij të mundshëm. Dalai Lama do të publikojë një videomesazh dhe një deklaratë të mërkurën, tha zyra e tij për BBC-në, transmeton Klankosova.tv Dalai Lama iku në Indi në vitin 1959 pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit kinez në Tibet. Ai ngriti një qeveri në mërgim në qytetin kodrinor të Dharamsala në veri të Indisë dhe është parë si një burim alternativ pushteti për ata që nuk e pëlqejnë kontrollin e ngushtë të Tibetit nga Pekini. Ditëlindja historike e së dielës do të paraprihet nga Konferenca e 15-të Fetare Tibetiane tre-ditore, që fillon të mërkurën në mëngjes. Festimet filluan të hënën – ditëlindja e Dalai Lamës sipas kalendarit hënor tibetian. Në festime do të marrin pjesë më shumë se 7,000 të ftuar, përfshirë një numër ministrash indianë. Ndryshe. Lama gjithmonë ka këmbëngulur që pasardhësi i tij do të lindë jashtë Kinës, diçka që e ka zemëruar Pekinin. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025