A do ta nis Ronaldo përsëri ndeshjen nga stoli kundër Brentford? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A do ta nis Ronaldo përsëri ndeshjen nga stoli kundër Brentford?

NULL NULL
12/08/2022

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, nuk ka zbuluar nëse Cristiano Ronaldo do të nis ndehsjen e dytë të Premier Ligës nga fillimi kundër Brentford të shtunën.

Superylli portguez ndeshjen e parë të sezones nuk e nisi nga fillimi gjatë humbjes kundër Brighton.

Ndërsa Ten Hag nuk zbuloi nëse portugezi do të startojë kundër Brentford, ai përmendi se lojtari u stërvit mirë gjatë javës.

“Pra, ai [Ronaldo] pati një javë të mirë stërvitore. Mendova se ai luajti pak më shumë se gjysmë ore, ai ka pasur dy gjysmë ndeshje dhe për 11-shen fillestare do ta shohim nesër. Vendimin tim, e mbaj”, ëshët shprehur Ten Hag, transmeton Klankosova.tv.

Përpara ndeshje së Manchester United kundër Brighton në fundjavën e hapjes së kampionatit të Premier League, Ten Hag tha se mungesa e përgatitjeve para-sezonale ishte përgjegjëse për mbajtjen e Ronaldos në stol.