A do ta donte Isa Mustafa edhe Nismën në koalicion me Vetëvendosjen? (VIDEO) NULL NULL 17.10.2019 22:57 17.10.2019 22:57 Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar se a do ta donte që Nisma e Fatmir Limajt – nëse e kalon pragun zgjedhor – të ishte pjesë e koalicionit të mundshëm të partisë që ai drejton dhe Vetëvendosjes. “Gjithmonë e kam konsideruar Fatmir Limajn mjaft parimor dhe mjaft të dijshëm në të bërit politikë. Ne në vitin 2014 e kemi pasë një koalicion me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen ku jemi munduar ta çojmë në opozitë PDK-në, por Gjykata Kushtetutese na e prishi procesin dhe punën dhe nuk arritëm ta përfundojmë”. “Nëse Nisma i merr votat e veta dhe e merr besimin qytetar, që do ta uroja që ta marrë sepse ato janë mandatet dhe votat e tyre, na sjellë në një situatë tjetër”. “Nuk e rrezikon në asnjë rast koalicionin e LDK-së me Vetëvendosjen ose të Vetevëndosjes me LDK-në sepse ne prapë arrijmë që të jemi afër 60-shit, sepse janë edhe minoritetet joserbe që e kapërcejnë 60-shin në një koalicion të tillë”. “Mbetet çështje e hapur e marrëveshjes tonë me Vetëvendosjen se a do të kemi pjesë të koalicionit edhe Nismën. Për mua, nuk do të ishte asnjë problem që edhe të bëhet sepse vetëm sa e pasuron një mozaik politik, por varet nga ai që del i pari se çka preferon dhe çka jo”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 32 sekonda më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë