A do ratifikohet demarkacioni të martën? - Qytetarët përgjigjen në sondazhin e klankosova.tv - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A do ratifikohet demarkacioni të martën? – Qytetarët përgjigjen në sondazhin e klankosova.tv

NULL NULL
18/03/2018

Në sondazhin e klankosova.tv, të realizuar përmes facebook, ku i referohet seancës së Demarkacionit me Malin e Zi kanë votuar 6 mijë e 400 qytetarë të cilët posedojnë një llogari të këtij rrjeti social.

Në mesin e këtyre votuesve, në pyetjen se ”A do të bëhet të martën ratifikimi i Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi?” rreth 55% e tyre besojnë se demarkacioni do të ratifikiohet, njofton Klan Kosova.

Megjithatë ka 44% të tyre të cilët nuk besojnë se të martën çështja e Demarkacionit me Malin e Zi do të ratifikohet përfundimisht.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim që seanca e cila pritet që përfundimisht të mbyll çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi të mbahet të martën saktësisht duke filluar nga ora 16.00, njofton Klan Kosova.