A bënë PDK dhe AAK koalicion në Gjakovë? – Flet Hajdar Beqa NULL NULL 21.10.2021 15:45 21.10.2021 15:45 Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, e ka demantuar lajmin se PDK ka bërë marrëveshje me AAK-në lidhur me mbështetjen për garën e 14 nëntorit për balotazh. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Beqa ka thënë se PDK nuk ka pasur takim zyrtar me asnjë nga pretendentet dhe partitë që janë në garë në balotazh në Gjakovë dhe se kjo është një dezinformatë që lansohet nga kampet të cilat PDK-në e shohin si forcë kredibile politike për t’ua fituar garën e balotazhit. “Sot në disa portale, përfshirë gazetën Epoka e Re, ka qarkulluar një lajm se PDK ka bë marrëveshje me AAK -në lidhur me mbështetjen për garën e 14 Nëntorit për balotazh. Ju njoftoj që PDK nuk ka pasë asnjë takim zyrtar me asnjë nga pretendentet dhe partitë që janë në garë në balotazh në Gjakovë dhe se kjo është një dezinformatë që lansohet nga kampet të cilat PDK-në e shohin si forcë kredibile politike për t’ua fituar garën e balotazhit. Dega e PDK-së në Gjakovë njofton strukturat dhe simpatizantët e saj, se kyçjen në garën e balotazhit do ta bëj vetëm pas konsultimit me strukturat e saj dhe pas marrjes së pëlqimit edhe nga mbështetësit stoik të saj, andaj kushdo që llogarit në PDK para kësaj periudhe të konsultimeve, marrëveshja eventuale me ne do të mbetet vetëm në nivelin e dëshirave të tyre”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë