Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova – Azerbajxhani transmetohet sonte drejtpërdrejt në Klan Kosova

NULL NULL
20.02.2025 16:11

Rrugëtimi i Kosovës në parakualifikimet për kampionatin botëror të basketbollit, vazhdon sonte.

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, “Dardanët” janë nikoqirë të Azerbajxhanit, kombëtare kjo me të cilën ndahen pikët e njejta në tabelë, nga pesë sosh, raporton Klankosova.tv.

Kjo ndeshje vendimtare për shpresën kualifikuese, fillon në orën 19:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe kanalin Sport 1.

Me komentim të Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës, emocionet e reprezentacionit, Art Motion i sjellë në ekranet e secilit shikues.

Pas përballjes me azerët, Kosova do të luaj sërish në kryeqytet, ndaj liderit të Grupit A, Zvicres, ndeshje kjo e cila zhvillohet të dielën.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme