Meshkujt e dashuruar NULL NULL 09.05.2015 15:03 09.05.2015 15:03 Kur meshkujt janë duke ecur në krah të femrës që ata dashurojnë, e ulin ritmin e të ecurit. Në përgjithësi meshkujt ecin më shpejt se sa femrat, por në rastin e sipër përmendur ata e ulin shpejtësinë. Të ecurit ndikohet nga karakteristikat fizike të njeriut, i cili i përdor këto karakteristika në një mënyrë të tillë që minimizojnë energjinë gjatë të ecurit. Masa dhe gjatësia e gjymtyrëve ndikojnë në shpejtësinë e të ecurit, dhe në përgjithësi meshkujt i kanë gjymtyrët në përmasa më të mëdha se sa femrat. Nëse dikush duhet të ndryshojë ritmin e të ecurit kur një çift është duke ecur bashkë, atëherë pa dyshim që do të jetë mashkulli ai që do të ngadalësojë hapat. Për të vërtetuar këtë teori, hulumtuesit e “Seattle Pacific University”, në Washington, bënë një studim me 11 meshkuj dhe 11 femra, duke ecur vetëm, me një mashkull apo femër në krah të të njëjtit seks apo të seksit të ndryshëm, si dhe të kapur dorë për dore, apo me duar të lëshuara. Nga studimi, rezultoi se mashkulli e ngadalësonte shpejtësinë e të ecurit kur kishte me një femër në krah, por vetëm nëse kjo femër ishte e dashura e tij.Ndërsa kur ecnin me shokët apo shoqet nuk kishte asnjë lloj ndryshimi.E njëjta gjë vlente edhe për femrat. Ato e ngadalësonin hapin vetëm kur kishin në krah partnerin e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.