Genc Prelvukaj konfirmon dorëheqjen NULL NULL 20.07.2015 22:27 20.07.2015 22:27 Kanë qarkulluar lajme se Genc Prelvukaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij e këshilltarit të brendshëm politik, për shkak të muzikës, transmeton Klan Kosova. Ky lajm është i vërtetë, këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari Prelvukaj në llogarinë e tij në Facebook. Ai ka shkruajtur: “Shumë mesazhe direkte në të gjitha rrjetet sociale, njerëz të interesuar për të ditur nësë lajmi që u publikua sot është i vërtetë. Në pamundësi për t’i kthyer të gjitha një nga një po shkruaj këtu për të gjithë. Lajmi është i saktë, kam dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të brendshëm politik, pozitë të cilën e kam ushtruar për pesë vite, në dy ministry të ndryshme. Në ditët që vijnë do të jem i fokusuar në Etnon dhe Black Fish Entertainment më shumë se asnjëherë më parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.