Gjakova proteston për vrasjen e nënës me të bijën NULL NULL 10.08.2018 08:03 10.08.2018 08:03 Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje nga Rrjeti i Grave të Kosovës organizojnë marsh në Gjakovë për të kundërshtuar vrasjen e 40 vjeçares dhe vajzës së saj, në Brekoc dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë. “Individ e aktivistë nga shoqëria civile, të bashkuar kërkojnë t’i japet fund dhunës dhe t’u thon të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!” “Kjo protestë është organizuar si reagim kundër vrasjes së dyfishtë si pasojë e dhunës në familje, në Komunën e Gjakovës.Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën na qon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.