Si të hiqni njollat e stilolapsit nga rrobat? NULL NULL 03.08.2018 11:00 03.08.2018 11:00 Kur përpiqeni të hiqni njollat nga rrobat tuaja, sigurohuni të merrni në konsideratë llojin e rrobave që ju jeni duke pastruar. Për shembull mund të përdorni uthull të bardhë në copat e poliestrës apo najlonit por nuk mund ta përdorni atë tek rrobat e pambukta apo ato të lirit. Njollat që mund të bien në rrobat tuaja mund të jenë të llojeve të ndryshme. Një prej tyre është ajo me stilolaps që zakonisht mbani me vete në ndonjë xhep këmishe ose shkarraviteni padashje apo njolloseni me të në ndonjë mënyrë tjetër. Për pastrimin e rrobave nga njollat e stilolapsit ka disa mënyra të thjeshta, shkruan Shije.al. Për rrobat e bardha nevojitet: Qumësht – Lagni njollën e rrobave tuaja me qumësht dhe lëreni në të gjatë gjithë natës ose nëse ju duhet për më shpejt, mund ta lini vetëm 30 minuta. Më pas lajeni mirë me detergjent për të larguar njollat e bojës së stilolapsit. Për veshjet delikate nevojitet: Një pambuk me glicerinë vendoseni në zonën me njollë, hidhni mbi të pak ujë për të ndihmuar zbehjen e njollave. Lajeni rrobën tuaj si zakonisht dhe nuk do të ketë më njolla boje të shkaktuara nga stilolapsi. Përbërësit: Alkool Sodë buke Ujë Përgatitja: Formoni me këto përbërës një pastë të trashë. Aplikojeni mbi njollë dhe lëreni ashtu për rreth 30 minuta. Më pas lajeni duke e fërkuar mirë me detergjent të zakonshëm./Shije.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 3 days
Lifestyle “Afera seksuale, para e dashuri”, Kotorri paralajmëron 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) 1 week