Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarm për të pagjeturit

NULL NULL
27.04.2015 15:28

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut vendosi orë me alarm rreth Obeliskut që u përurua sot tek Kuvendi I Kosovës për nder të të pagjeturve.

Sipas organizatorëve të këtij aksioni, orët kanë simbolikën për kohën që po kalon dhe çështja e personave të zhdukur nuk është duke u ndriçuar, kurse alarmi ka simbolikën se është koha për zgjim dhe për veprim

Ata thanë se 1655 të zhdukur nga lufta e fundit në vend nuk duhet të mbesin vetëm numra por duhet të jenë edhe emra dhe se sipas tyre institucionet shtetërore nuk po punojnë sa duhet për fatin e të pagjeturve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.