Mposhtja e dhimbjes me art NULL NULL 08.05.2015 09:00 08.05.2015 09:00 Disa gra kanë vendosur që shenjat nga beteja e tyre jetësore t'i shndërrojnë në art trupor. Të shpëtosh nga kanceri është mrekulli. Por, shpeshherë pasojat që lë pas kjo sëmundje janë të parikuperueshme. Ta largosh njërin gji për të shpëtuar nga përhapja e kancerit është goxha tronditje fizike dhe psikologjike për një grua. Disa gra e kanë menduar një mënyrë kreative për ta “rikthyer” pas atë çfarë kanë humbur. Ato po bëjnë tatuazh vendin pas mastektomisë. Websajti P.Ink u ka ndihmuar tattoo–artistëve që të lidhen me gratë të cilat do të dëshironin të kenë një tatuazh pas mastektomisë. Fotografitë e mëposhtme janë rezultat i kësaj iniciative – art trupor i grave që e mposhtën kancerin. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.