Me azilin do veprojnë njëjtë si Kosova NULL NULL 23.04.2015 17:36 23.04.2015 17:36 Kërkesa në rritje e qytetarëve shqiptarë për azil është kthyer në një debat të ashpër sot në seancën e Kuvendit të Shëipërisë. Për shkakun e ikjeve të shqiptarëve për në vendet e BE-së foli për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama I cili tha se është bërë një keqkuptim i cili është shfrytëzuar nga elementë kriminalë. Sipas tij bëhet fjalë për një informacion të mbërritur nga Gjermania se kërkon 45 mijë të huaj me profesione të caktuara, por kjo nevojë u keqkuptua nga njerëzit të cilët menduan se u hapën dyert për të gjithë. Ai e quajti situatën të ngjashme me Kosovën, ku pak muaj më parë ndodhi e njëjta gjë me qytetarët, por siç tha ai fluksi është frenuar. Kërkesat për azil të shqiptarëve për në vendet e BE-së po rriten dita-ditës, aq sa sipas statistikave të fundit në një ditë të vetme kanë ndodhur që janë larguar edhe 600 shqiptarë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lidhja e Bizneseve të Kosovës ngre alarm: Gjendje kritike e kompanive gurthyese dhe betonjerkave 1 orë më parë