Maska që bën mrekulli për lëkurën e fytyrës NULL NULL 07.02.2018 21:00 07.02.2018 21:00 A dëshironi të keni lëkurë të butë dhe plot shkëlqim pa shpenzuar shumë para në produkte kozmetikore? Edhepse mund t’iu duket e pamundur një gjë e tillë, ne do të ju tregojmë të kundërtën. Më poshtë po rekomandojmë një maskë të thjeshtë dhe shumë efektive që mund ta bëni vetë në shtëpi. Përpos që kjo maskë është krejtësisht natyrale dhe pa efekte anësore për lëkurën tuaj, është edhe shumë e thjeshtë për ta përgatitur, transmeton Klan Kosova. Përbërësit: 1 lugë çaji sodë bikarbone Gjysmë luge çaji mjaltë Një lugë çaji vaj ulliri Mjalti do të zvogëlojë poret dhe do të largojë bakteriet. Për shkak të kësaj, lëkura juaj do të ketë më shumë forcë, elasticitet dhe freski. Soda bikarbone është agjent natyror për lëkurën që do të zvogëlojë acarimin dhe do të stimulojë qarkullimin e gjakut. Përgatitja: Vendosni të gjithë përbërësit në enë të ndara, pastaj bashkoni në një enë derisa të krijohet një masë homogjene. Pastrojeni mirë fytyrën dhe vendoseni maskën. Lëreni të qëndrojë në fytyrë për 10 minuta. Më pas largojeni maskën duke e pastruar fytyrën me ujë të vakët. Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe kjo e bën atë të mrekullueshme. Përdoreni këtë maskë një herë në javë, nëse dëshironi lëkurë të butë, të bukur dhe plot shkëlqim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore A hani çokollatë çdo ditë? Ja si mund të ndikojë në trupin dhe shëndetin tuaj 2 orë më parë
Shëndet Ndërhyrjet estetike, Qenaj - Sejdiu: Krahasimi online është një ndër faktorët më toksikë për shëndetin mendor 14 orë më parë