Kompania e parë shqiptare me aplikacion për SmartTV: SAMSUNG, LG dhe SONY NULL NULL 11.10.2017 17:15 11.10.2017 17:15 TVALB IPTV kompanania e parë shqiptare me seli në New York e njohur në SHBA për shërbime të teknologjisë më të fundit të cilat konsumatorit ia ofron në kohë- reale me zhvillimet më të reja në fushën e teknologjisë në Botë. Kjo kompani është gjithmonë në hap me kohën dhe të parët në prezantimin e vizioneve dhe shërbimeve më të reja në IPTV. Është e vetmja kompani që për herë të parë në bashkëpunim si partner i autorizuar i SAMSUNG lanson aplikacionin në SMART TV APP në: SAMSUNG, LG dhe SONY. Të gjithë klientëve në Amerikë dhe Kanada ky shërbim i ri u mundësohet përmes aplikacionit TVALB ndërsa e njëjta risi për shqiptarët e Europës dhe Australisë u mundësohet përmes platformës si motër ”NiMiTV”. Për Amerikë dhe Kanada shkarko aplikacionin ”TVALB”. Për Europë dhe Australi shkarko aplikacionin ”NIMITV”. Përmes këtij aplikacioni klienti mund të zgjedh tri paisje të ndryshme në të cilat mund të kyqet në të njejtën kohë sipas dëshirës në SMART TV, Tablet apo Telefon. TVAlb Platforma e parë shqiptare në IPTVnë SHBA është themeluar në vitin 2006 e cila tani u shërben bashkëatdhetarëve për më shumë se një dekadë. Ajo përfshinë 90% të shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë. Tani kjo kompani në bazë të kërkesave të shumta nga bashkatdhetarët tanë në Europë ofron ntë njëjtat shërbime përmes platformës së saj NiMiTV. Shërbimet e TVALB dhe NiMiTV janë lidhja më e fortë me Atdheun, janë dritarja e vendlindjes të cilën të gjithë shqiptarët e kanë mirëpritur. Duke iu falënderuar eksperiencës shumë-vjeçare, hulumtimeve të teknologjisë më moderne, shërbimi 24/7 dhe kujdesi ndaj klientit, kredibiliteti dhe bashkëpunimi me televizionet TVALB dhe NiMiTV meritojnë epitetin ‘LIDER’ të cilin e mbajnë tani e më shumë se një dekadë. Për më shumë info: www.tvalb.com për Amerikë dhe Kanada www.nimitv.com për Europë dhe Australi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 3 orë më parë