Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhaxhai rrah brutalisht mbesën 16 vjeçare (VIDEO)

NULL NULL
14.10.2016 20:30

Vajza 16 vjeçare, Sh.B, nga fshati Denjë në Rahovec,  është rrahur brutalisht nga xhaxhai i saj, Hidajet Bytyqi, ditën e enjte, njofton Klan Kosova.

Sipas nënës së 16 vjeçares, Zarifete Bytyqi, kunati i saj, Hidajet Bytyqi, kishte shkuar në shkollë për ta marrë vajzën, me kërkesën e saj, ngaqë kjo e fundit shumicën e orëve të mësimit i linte për të dalë në ndonjë nga lokalet në afërsi të shkollës “12 Maji”.

E kur Bytyqi kishte shkuar për të marre vajzën nga shkolla, pas një grindje në mes tyre, ndodhi edhe rrahja.

Policia për rastin u informua përmes rrjeteve sociale, dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Zëdhënësja e policisë rajonale të Gjakovës, Lirie Beqiraj i tha Klanit pasdite se vajza është kthyer në shtëpinë e saj pasi me deklaratë ka pranuar se ndihet e sigurt.

Kronikë nga Blerta Ahmeti

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.