Kjo është historia e djaloshit që u abuzua seksualisht nga Michael Jackson (FOTO) NULL NULL 14.09.2016 11:40 14.09.2016 11:40 Koreografi i famshëm Wade Robson, ka deklaruar se Michael Jackson e ka drejtuar operacionin më të sofistikuar të abuzimit me fëmijë që ka njohur bota ndonjëherë. Robson që e ka njohur Jackson që kur ishte pesë vjeçar, ka ngritur akuza të reja për legjendën Jackson, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Ai ka akuzuar për abuzim me fëmijë dy kompani, MJJ Productions dhe MJJ Ventures. “Këto kompani multimediale, kishin për qëllim biznesor që të operonin si abuzuese fëmijësh”, ka thënë Robson. Robson ka thënë se asistentja e Jackson, Norma Staikos, ishte ajo që e drejtonte operacionin e abuzimit me fëmijë. Ai ka thënë se e kishte takuar Jackson kur ishte vetëm pesë vjeç dhe ishin takuar në një mbledhi familjare. Kur ai ishte shtatë vjeç kishte performuar bashkë me valltarët e Jackson. Robson ka deklaruar se është abuzuar seksualisht nga Jackson që kur ishte shtatë vjeçar dhe abuzimi kishte vazhduar për vite të tëra. Abuzimi seksual i Jackson, përfshinte puthjet franceze dhe seks, ndërsa marrëdhënia mes tyre ka përfunduar kur Robson kishte filluar të tregonte shenja puberteti. Ishte atëherë kur Jackson nuk kishte shfaqur më interesim për të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Artistja Xhafa-Mripa shfaq instalacionin “Mendoj për Ty” para selisë së KiE-së në Strasburg 4 days