Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bajrami i pakënaqur me buxhetin për arsim

NULL NULL
13.09.2016 11:07

Ministri Arsim Bajrami ka thënë se buxheti aktual që ndahet për arsim është shumë i  vogël dhe me të nuk plotësohen masje as nevojat bazike për nxënësit, njofton Klan Kosova.

Numri një i arsimit njëherit ka kërkuar nga inistucionet relevante qeveritare që të ndajnë më shumë fonde për diaksterin  me të cilin ai udhëheq.

Bajrami këto komente i bëri gjatë konferencës “Rëndësia e Financimit të Arsimit në Kosovë” e cila po mbahet në Prishtinë nën organizim të Ministrisë së Arsimit dhe GIZ-it gjerman.

Në këtë konferencë ishte paralajmëruar që të merrnin pjesë edhe kryeminstri Isa Mustafa dhe kryekuvendari Kadri Veseli por ata nuk ishin të pranishëm në të.

Bajrami e ka arsyetuar mospjesëmarrjen e Mustafës e Veselit në këtë tryezë me takime urgjente që kanë pasur këta të fundit, njofton Klan Kosova.

 

 

 

lajme të ngjashme