Reagimi i partive: Veç VV-së, tjerat deklarohen pro gazit (VIDEO) NULL NULL 04.06.2026 20:21 04.06.2026 20:21 Paralajmërimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar institucioneve të Kosovës për t’u bërë pjesë e projektit të gazit amerikan, me qëllim shmangien e varësisë nga gazi rus, ka nxitur reagime të partive politike në vend. Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh si rrezik mosangazhimin në këtë projekt, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës shprehet e gatshme për partneritet të plotë me ShBA-në dhe mbështetje të menjëhershme të nismës, raporton Klan Kosova. Edhe Aleanca e cilëson gazin e lëngshëm amerikan si zgjidhje për sektorin energjetik, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur reagim gjatë ditës për këtë çështje. Gjithçka rreth kësaj teme gjeni në kronikën më poshtë: