Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshimet për manipulim votash në Prizren, ndalohet një komisioner nga partia e Emilija Rexhepit

NULL NULL
23.01.2026 11:15

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po zhvillon një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për manipulim të votave.

Si rezultat i këtij aksioni, një komisioner nga partia e Emilija Rexhepit, është në mesin e të arrestuarve.

Këtë e ka konfirmuar  për Klankosova.tv, avokati Blend Gjini.

Ai tha se është avokat i partisë së Emilja Rexhepit dhe se i dyshuari kishte funksionuar si komisioner i kësaj partie.

“Unë përfaqësojë komisionerin e partisë së Emilja Rexhepi. Ai tani është arrestuar, por për mua si avokat është e çuditshme se Policia ka kërkuar që telefoni të dorëzohet menjëherë”, tha ai ndër të tjerash për Klankosova.tv

Dyshimet për manipulim votash, Policia konfirmon operacionin në Prizren

lajme të ngjashme