Një 55 vjeçare si Jennifer Lopez, shfaqet në humor dhe shkëlqen me dukjen NULL NULL 09.07.2025 23:18 09.07.2025 23:18 Këngëtarja 55 vjeçare, Jennifer Lopez nuk po e ndien moshën. Ajo u shfaq tejet tërheqëse me një triko të hollë argjendi, ndërsa u ngjit në skenë për natën e parë të pjesës spanjolle të turneut të saj “Up All Night”. Jennifer rrezatonte vetëbesim teksa tregonte figurën e saj në kostumin provokues, ndërsa këndonte me entuziazëm këngët e saj dhe mburrej përkrah një grupi balerinësh. Krijuesja e hitit “On The Floor” u shfaq me humor të shkëlqyer mes shfaqjes së nxehtë, ndërsa shijoi turneun e saj të parë pas gjashtë vjetësh. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.