Ferizaj: Identifikohet motoristi që shkaktoi aksidentin dhe iku, i shqiptohen katër gjoba NULL NULL 09.07.2025 22:22 09.07.2025 22:22 Policia e Kosovës Policia e stacionit policor në Ferizaj, kanë identifikuar një të dyshuar për shkaktim të një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, të ndodhur më 2 korrik të këtij viti. Sipas hetimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të distancës nga ana e drejtuesit të motoçikletës, i cili e ka goditur automjetin duke shkaktuar dëme materiale. “Pas aksidentit, drejtuesi i motoçikletës është larguar nga vendi i ngjarjes, por më 08.07.2025 është identifikuar si E.A. dhe është ftuar për intervistim në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. Tutje, policia tha se ndaj të dyshuarit janë shqiptuar katër gjoba për kundërvajtje; drejtim të mjetit pa patentë shofer, drejtim me regjistrim të skaduar; largim nga vendi i aksidenti; shkaktim i aksidentit në komunikacion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komandanti i Policisë në Lipjan e konfirmon për Klankosova.tv: Ofrova dorëheqje, s'jam shkarkuar 8 minuta më parë