Berisha: Herët të flitet për fajtorë, policët e kryen punën e vet NULL NULL 09.07.2025 15:25 09.07.2025 15:25 Besnik Berisha, avokat i policit Endrit Beqiri Ka mbaruar seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të arrestuar, të cilët dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia” në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu. Avokati Besnik Berisha, i cili është mbrojtës i njërit nga zyrtarët policorë Endrit Beqiri, ka thënë se është herët të flitet për fajësi të dikujt. “Është herët të flasim për fajësi apo pafajësi por ajo që dihet dhe duhet të thuhet tashmë, janë që veprimet e të ndjerit kanë qenë të dhunshme dhe me forcë të përdorur ndaj qytetarëve. Ka pasur denoncues vet prokuror e gjyqtarë. I pari që e ka telefonuar për ndihmë Policinë ka qenë prokurori. Nëse Prokuroria nuk i beson prokurorit atëherë kemi rënë nga sistemi, s’kemi problem me individ”, ka thënë Beqiri para mediave transmeton Klankosova.tv. Ai tha se ka dyshime që veprimet e të ndjerit kanë ardhur si pasojë e ndikimit nga substancat e marra. “Zyrtarët policor kanë kryer punën e tyre, ata nuk janë as kardiolog, neurolog, pulmolog. Nuk janë dhe s’mund ta zëvendësojnë doktorin, unë besoj fuqishëm që s’do të jetë asfiksia si shkak (i vdekjes), por edhe nëse jetë duhet ta dimë se e shoqëruar apo jo me ndonjë gjakderdhje paraprake, është e ndikuar nga ndonjë substancë, anomali, problem me arteriet kardiake dhe jo vetëm”, shtoi Beqiri transmeton Klankosova.tv. Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan ka pranuar dje kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar në një çështje penale. Ende nuk ka ndonjë veprim rreth masës së gjykatës ndaj pesë policëve të arrestuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 5 orë më parë