Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, dyshohet për trafikim të shtetaseve nga Kolumbia

NULL NULL
09.07.2025 14:58

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 20-vjeçar në Tiranë pasi dyshohet për trafikim të shtetaseve të huaja, me qëllim shfrytëzimin e tyre, për prostitucion.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij, i dyshuar shtetas kolumbian.

“Procedohen penalisht 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), pasi janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, ky dyshohet se ushtronin prostitucion. Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 7 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme”.

“Si rezultat i një hetimi disamujor të kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar ‘Crossline’, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Tutje u shtuar se nga hetimet dyshohet se K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), të moshave 27-35 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.