Vetaksidentohet minibusi, tre të lënduar në rrugën Gjakovë-Klinë NULL NULL 08.07.2025 10:36 08.07.2025 10:36 Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Klinë, konkretisht në fshatin Mrasor. Lidhur me rastin në fjalë për Klankosova.tv është deklaruar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës. “Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 41 minuta më parë