Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

47-vjeçarit në Ferizaj i kapet kallashi me 7 fishekë në shtëpi

NULL NULL
08.07.2025 10:11

Mbrëmë rreth orës 19:30 njësiti i hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka nisur hetimet ndaj A.Q., 47-vjeçar nga fshati Pleshinë e Ferizajt, nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armës së zjarrit.

Në një fotografi të siguruar gjatë hetimeve, arma shihej në duart e një familjari të tij.

Policia bën të ditur se pas kontaktit me të dyshuarin dhe ballafaqimit me provat, ai ka pranuar se posedon një armë zjarri, raporton Klankosova.tv.

Me këtë rast, në shtëpinë e tij hetuesit dhe forenzika kanë sekuestruar: 1 pushkë automatike AK-47 me 7 fishekë.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje e paautorizuar e armëve”.  I dyshuari pasi është intervistuar, është liruar në procedurë të rregullt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.