Pamje nga aksidenti tragjik në Qafë të Duhlës (VIDEO) NULL NULL 08.07.2025 10:06 08.07.2025 10:06 Një grua e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralën në magjistalen Suharekë – Shtime, konkretisht në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”. Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes pas këtij aksidenti tragjik. Në njoftimin e policisë thuhet se një çift shtetas Maqedonas (A.S. 1979 – mashkull dhe D.M. 1985 – femër), deri sa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të qytetit të Suharekës, tek vendi i quajtur Qafa e Duhles një qenë endacak u del në rrugë, me ç’rast drejtuesi i motorit ka humb kontrollin e motorit dhe janë përplasur. “Si pasojë e përplasjes së motorit, pasagjerja D.M. 1985 (femër) ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes deri sa drejtuesi i motorit A.S. 1979 ka mbetur i lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv. Tragjike në Qafë të Duhlës, gruaja humb jetën pas përplasjes së motoçikletës me një qen endacak *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 56 minuta më parë