Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosi rëndë me thikë një shtetas në maj të këtij viti, arrestohet 17-vjeçari

NULL NULL
08.07.2025 09:36

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, për plagosje të rëndë me dashje, pasi ka goditur me thikë një tjetër shtetas.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ai u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted”, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”

Kapet dhe vihet në pranga një 17-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ëanted”.

Si rezultat, në lagjen nr. 8, Durrës, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. N., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ky shtetas, më datë 14.05.2025, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), shtetasin F. R.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.