Lladrovci për Kurtin: Ai e ka shef Dejona Mihalin, turpi i botës me i përmend Thaçin e Veselin (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 22:20 07.07.2025 22:20 Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka shef Dejona Mihalin. Lladrovci u shpreh gjithashtu se është trup që ai i ka përmendur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. “Së pari Albin Kurti nëse e keni vërejtur tha “unë e di prej përvojës”, do të thotë e di prej përvojës së vet se sa njerëz menaxhojnë në Vetëvendosje, sigurisht e ka pasur për Dejona Mihalin”. “Do të thotë ai e ka llugë në shtëpi të vet, ai vetëm menaxher nuk është dhe saherë të ma përmend emrin Albin Kurti, për të mirë, mua nja 1 mijë vota mi humb për çdo herë në Drenas, kështuqë ai nuk më ka bërë as nder, as nuk ka bërë nderë çfarë ka folur” “Turpi i botës është me i përmend Hashimin e Kadriun. Me thënë që ata vendosin se kush, çka me qenë. Me qenë ashtu ata kanë vendosur të jetë Enver Hoxhaj, por nuk është Enver Hoxhaj. Këtu kanë qenë dhe ia kanë lënë ta udhëheq. Me qenë me vendosë ata, është krejt temë tjetër” “Ai e tha e kam nga përvoja, veç aty desha të ndalen, Dejona Mihalin e ka shef ai”, u shpreh tutje kryetari i Drenasi./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025